Gramos Hashani zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut
Korporata Energjetike e Kosovës është bërë me kryeshef të ri. Sikurse edhe ndërmarrjet tjera publike edhe në krye të KEK-ut është vendosur një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton lajmi.net Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka njoftuar të enjten në mbrëmje se kanë zgjedhur Gramos Hashanin për kryeshef të saj. Psotimi i plotë: Gramos…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës është bërë me kryeshef të ri.
Sikurse edhe ndërmarrjet tjera publike edhe në krye të KEK-ut është vendosur një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton lajmi.net
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka njoftuar të enjten në mbrëmje se kanë zgjedhur Gramos Hashanin për kryeshef të saj.
Psotimi i plotë:
Gramos Hashani zgjidhet Kryeshef Ekzekutiv i KEK sh.a.
Prishtinë, 30.04.2026 – Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. njofton se, pas përfundimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues, ka përzgjedhur z. Gramos Hashani për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe ka përfshirë vlerësimin dhe intervistimin e të gjithë kandidatëve që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në konkursin publik.
Z. Hashani është i diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa studimet master i ka përfunduar në Universitetin e Incarnate Word në San Antonio, Texas, SHBA. Ai është Kontabilist i Çertifikuar dhe Auditor i Brendshëm i Çertifikuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SCAAK), si dhe anëtar i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA), Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Z. Hashani posedon ekspertizë të theksuar në menaxhimin strategjik financiar, qeverisjen korporative, investimet në tranzicionin energjetik dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit (IFRS dhe US GAAP). Përvoja e tij profesionale përfshin sektorin e energjisë dhe atë financiar, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu edhe në Kosovë, ku ka ushtruar pozita të larta në kompani ndërkombëtare dhe vendase.
Bordi i Drejtorëve i KEK sh.a. i uron z. Gramos Hashani suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin e plotë se, nën udhëheqjen e tij, Korporata do të vazhdojë të forcojë performancën dhe të avancojë zhvillimin e saj strategjik në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Me respekt,
Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES./Lajmi.net/