51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 30 prill 2026, rreth orës 15:50, ndërsa viktima është një mashkull kosovar rreth 51 vjeç. “Më datën 30 prill 2026, rreth orës 15:50 është raportuar…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Malishevë, ku një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 30 prill 2026, rreth orës 15:50, ndërsa viktima është një mashkull kosovar rreth 51 vjeç.
“Më datën 30 prill 2026, rreth orës 15:50 është raportuar se një mashkull kosovar, rreth moshës 51 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë, Malishevë. Të gjitha njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendngjarje po ashtu dhe personeli mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit.”, ka konfirmuar zyrtarja për informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.