Serbia bllokon fondet që Kosova ndau për Luginën e Preshevës, Sinani kërkon sqarime urgjente

Kryetarja e Komunës së Preshevë, Ardita Sinani, ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se është bllokuar transferimi i mjeteve të dedikuara për përkrahjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Sipas Sinanit, mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës përmes linjës buxhetore për Luginën, të destinuara për mbështetje të shqiptarëve në këtë rajon, janë kthyer…

Lajme

30/04/2026 13:37

Kryetarja e Komunës së Preshevë, Ardita Sinani, ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se është bllokuar transferimi i mjeteve të dedikuara për përkrahjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas Sinanit, mjetet e ndara nga Qeveria e Kosovës përmes linjës buxhetore për Luginën, të destinuara për mbështetje të shqiptarëve në këtë rajon, janë kthyer mbrapsht pa arsyetim dhe pa paralajmërim.

Ajo thekson se prej disa vitesh kjo përkrahje është kanalizuar përmes Këshilli Kombëtar Shqiptar, si institucion përfaqësues i shqiptarëve në Luginë.

Sinani ka bërë të ditur se është njoftuar nga kryetari i këtij institucioni, Enkel Rexhepi, se edhe pas dorëzimit me kohë të dokumentacionit të kërkuar nga banka komerciale përkatëse, nuk është dhënë asnjë sqarim për fatin e mjeteve, ndërsa më pas është konfirmuar kthimi i tyre përmes Thesarit të Republikës së Kosovës.

Ajo ka ngritur shqetësime se kjo situatë po prek drejtpërdrejt qindra nxënës, studentë, media, organizata joqeveritare dhe shoqëri civile në Luginën e Preshevës.

Ndërkaq Sinani ka paralajmëruar se do ta adresojë çështjen në nivele më të larta, me qëllim sqarimin e plotë të pengesave në realizimin e këtij mbështetës financiar. /Lajmi.net/