Hamza në Prekaz: Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarët dhanë jetën për liri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Bedri Hamza, ka bërë sot homazhe në Prekaz në nderim të heroit Ilaz Kodra. Hamza, së bashku me bashkëpunëtorë, ka vlerësuar lart figurën e Kodrës dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke theksuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. “Me bashkëpunëtorë jam këtu për të shprehur respektin dhe falënderimin deri…
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Bedri Hamza, ka bërë sot homazhe në Prekaz në nderim të heroit Ilaz Kodra.
Hamza, së bashku me bashkëpunëtorë, ka vlerësuar lart figurën e Kodrës dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke theksuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
“Me bashkëpunëtorë jam këtu për të shprehur respektin dhe falënderimin deri në përulje për heroin e kombit Ilaz Kodra, me bashkëluftëtarët e tij dhe dëshmorët që dhanë jetën për liri, të cilën ne sot e gëzojmë. Mirënjohës përjetë”, ka deklaruar Hamza.
Ai shtoi se ata që luftuan për liri ishin njerëz të mëdhenj, të cilët, sipas tij, nuk e kursyen as jetën për atdheun.
“Kanë qenë njerëz të mëdhenj dhe njerëzit e mëdhenj për lirinë dhe për atdheun nuk e kursejnë as jetën. Respekt dhe falënderim i përjetshëm për heroin e kombit Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarët e tij”, është shprehur ai. /Lajmi.net/