Enver Hoxhaj në Prekaz: Homazhe te kulla e Ilaz Kodrës, nderon sakrificën për lirinë e Kosovë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në Prekaz, në kullën e komandantit Ilaz Kodra, së bashku me kolegë nga partia e tij. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se Ilaz Kodra mbetet një nga figurat më të rëndësishme të luftës për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar…
Lajme
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë homazhe në Prekaz, në kullën e komandantit Ilaz Kodra, së bashku me kolegë nga partia e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka theksuar se Ilaz Kodra mbetet një nga figurat më të rëndësishme të luftës për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si simbol të vendosmërisë dhe sakrificës.
“Sot në Prekaz, në kullën e tij, kujtojmë me nderim të thellë komandantin Ilaz Kodra, një nga figurat më të qëndrueshme të luftës për liri të Kosovës. Ai ishte aty që në fillim, në momentet më të vështira, kur gjithçka varej nga guximi i pak njerëzve që nuk u tërhoqën”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai shtoi se Kodra përfaqësoi vendosmërinë që, sipas tij, i dha drejtim historisë së Kosovës, duke theksuar se liria është arritur me një çmim të lartë.
“Sot, kujtimi për të është kujtesë se liria ka ardhur me çmim të lartë. Lavdi”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/