Aksion i gjerë në Pejë: Dhjetëra motoçiklistë pa patentë e helmetë, shqiptohen 310 tiketa
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë shqiptuar gjithsej 310 tiketa trafiku ndaj ngasësve të motoçikletave, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë në komunikacion. Sipas njoftimit, aksionet janë realizuar nga stacionet policore, njësiti i Trafikut Rajonal dhe njësiti për Reagim të Shpejtë, bazuar…
Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se gjatë muajit prill janë shqiptuar gjithsej 310 tiketa trafiku ndaj ngasësve të motoçikletave, në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sipas njoftimit, aksionet janë realizuar nga stacionet policore, njësiti i Trafikut Rajonal dhe njësiti për Reagim të Shpejtë, bazuar në planet operative për parandalimin e aksidenteve dhe rregullimin e trafikut.
Shkeljet më të shpeshta për të cilat janë ndëshkuar ngasësit e motoçikletave përfshijnë drejtimin pa patentë shofer, pa regjistrim të mjetit dhe pa helmetë mbrojtëse.
Policia në Pejë ka bërë të ditur se këto aktivitete do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në komunikacion, me qëllim rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik. /Lajmi.net/