“Çështje ditësh”, Havolli paralajmëron se marrëveshja LDK-Osmani do të arrihet shumë shpejt

Zyrtari i LDK-së, Sokol Havolli, ka bërë me dije se ujdia e kësaj partie me ish-presidenten Vjosa Osmani do të arrihet shumë shpejt. Në emisionin “Click” të RTV21, ai ka bërë me dije se marrëveshje në mes të palëve do të konkretizohet brenda pak ditëve. Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj çështje. “Marrëveshja…

Lajme

30/04/2026 09:22

Zyrtari i LDK-së, Sokol Havolli, ka bërë me dije se ujdia e kësaj partie me ish-presidenten Vjosa Osmani do të arrihet shumë shpejt.

Në emisionin “Click” të RTV21, ai ka bërë me dije se marrëveshje në mes të palëve do të konkretizohet brenda pak ditëve.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth kësaj çështje.

“Marrëveshja mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit është çështje që do të definohet brenda ditëve në vijim, nuk e kam këtë informacion se a janë takuar Abdixhiku me Osmanin”, ka thënë ai.