Muharremi: Askush s’i ka më 51%, veprimet e fundit janë kapje e shtetit

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër për zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar vendimet e institucioneve në një kohë që, sipas tij, nuk kanë mandat të plotë. Në një postim publik, Muharremi ka komentuar raportimet për shkarkime të ambasadorëve dhe emërime të reja, duke i cilësuar këto veprime si të papranueshme në…

Lajme

29/04/2026 19:57

Analisti politik, Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër për zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar vendimet e institucioneve në një kohë që, sipas tij, nuk kanë mandat të plotë.

Në një postim publik, Muharremi ka komentuar raportimet për shkarkime të ambasadorëve dhe emërime të reja, duke i cilësuar këto veprime si të papranueshme në rrethanat aktuale, raporton lajmi.net

“Sot askush më nuk i ka 51%. Vetëm njerëz të ligë veprojnë kështu”, ka shkruar ai, duke shtuar se njëra palë është me qeveri të dorëhequr, ndërsa pala tjetër ushtruese detyre, dhe si të tilla duhet të kufizohen vetëm në funksione bazike.

Ai ka akuzuar drejtuesit institucionalë për shkelje të parimeve të ligjshmërisë dhe për tentativa, siç thotë ai, për të ndikuar politikisht në institucione shtetërore.

“Nuk është Kosova Kubë. Nuk i keni më 51%, të gjitha partitë janë të barabarta”, ka theksuar Muharremi, duke paralajmëruar për rrezikun e, sipas tij, “kapjes së shtetit” dhe shndërrimit të Kosovës në “parti-shtet”.

Në fund, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndëshkojnë këto veprime përmes votës, nëse dëshirojnë demokraci funksionale dhe ekonomi të tregut./Lajmi.net/