Pas Britanisë, edhe SHBA mohon mbështetjen për Feride Rushitin si presidente: Përgjegjësia bie mbi Kuvendin dhe liderët politikë
Pas ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, edhe ajo e SHBA-së ka mohuar se ka përkrahuar kandidaturën e Feride Rushitit për presidente të vendit. Pas dështoi zgjedhja e saj në mungesë të kuorumit dhe pas shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja, Rushiti së bashku me Kurtin mbajtëm një konferencë për media pas orës…
Lajme
Pas ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, edhe ajo e SHBA-së ka mohuar se ka përkrahuar kandidaturën e Feride Rushitit për presidente të vendit.
Pas dështoi zgjedhja e saj në mungesë të kuorumit dhe pas shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja, Rushiti së bashku me Kurtin mbajtëm një konferencë për media pas orës 24:00, në të cilën u tha se ajo kishte përkrahjen e ambasadave për kandidimin e saj.
Por, një gjë të tillë e kanë mohuar këto përfaqësi diplomatike.
Një zëdhënës i ambasadës amerikane për Insajderin deklaroi se SHBA-ja nuk ka kurrfarë roli në propozimin e kandidatëve dhe se është përgjegjësi e të besuarve të popullit që të zgjidhet çështja e të parit të shtetit.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë rol në propozimin e kandidatëve për procesin zgjedhor presidencial në Kosovë. Është përgjegjësi e Kuvendit dhe udhëheqësve politikë të zgjedhin presidentin“, u tha në përgjigjen e ambasadës amerikane.
Kurse, gjatë ditës, edhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka përgënjeshtruar pretendimin e shpaluar mbrëmë nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e këtij subjekti për presidente të vendit, Feride Rushiti, se ishte ambasada britanike që e mbështeti kandidaturën e saj.