Jehona Lushaku merr pjesë në takimin me Haxhiun për datën e zgjedhjeve – Nga LDK japin detaje
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka filluar të zhvilloj takimet e nevojshme për të caktuar datën e zgjedhjeve. Ajo sot ka takuar kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin ndërsa nesër do të zhvilloj takime me partitë politike. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka treguar se LDK do të marrë pjesë në takimin…
Lajme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka filluar të zhvilloj takimet e nevojshme për të caktuar datën e zgjedhjeve.
Ajo sot ka takuar kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin ndërsa nesër do të zhvilloj takime me partitë politike.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka treguar se LDK do të marrë pjesë në takimin që janë ftuar nga Haxhiu, dhe partinë do ta përfaqësoj Jehona Lushaku.
“Po nesër në ora 15:00 në Kuvend. Nga LDK do të marrë pjesë Jehona Lushaku”, ka thënë Mustafa për lajmi.net.
Përveç Lushakut të LDK-së, në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të PDK-së.
Këtë e ka konfirmuar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku për lajmi.net.
Po kemi marrë ftesë dhe marrim pjesë. Takimi mbahet nesër në orën 15:00”, ka thënë Çitaku.
Lajmi.net ka drejtuar pyetje edhe tek AAK por të njëjtit ende nuk janë përgjigjur nëse janë ftuar për takim apo do të marrin pjesë.
Sipas orarit që kanë treguar PDK dhe LDK se janë ftuar, Haxhiu do ta mbaj takimin me të gjitha partitë përnjëherë. /Lajmi.net/