Daut Haradinaj: Dëshmorët e UÇK-së janë themeli i lirisë, Jakub Demaliaj dhe Bilall Mazrekaj nuk harrohen
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit. Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka përkujtuar dëshmorin Jakub Demaliaj nga Strellci, të cilin e ka cilësuar si një ndër luftëtarët e hershëm të…
Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kujtuar sot dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka përkujtuar dëshmorin Jakub Demaliaj nga Strellci, të cilin e ka cilësuar si një ndër luftëtarët e hershëm të UÇK-së.
Po ashtu, ai ka kujtuar edhe dëshmorin Bilall Mazrekaj nga Dranoci, i cili sipas tij ra në “orët e para të lirisë” në Kryqin e Dranocit.
“Lavdi e përjetshme Jakubit dhe Bilallit, si dhe të gjithë të rënëve për liri”, ka shkruar Haradinaj, duke nënvizuar se kujtimi për dëshmorët mbetet i përhershëm. /Lajmi.net/