Ndërron jetë Ajet Uka, figurë e respektuar e luftës së UÇK-së, kujtohet për trimëri dhe kontribut në vitet më të rënda
Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ajet Uka, i cili njëherësh ishte edhe kryeplak i grupit “Shqiponjat e Arta”. I ndjeri vinte nga fshati Zhabar i Mitrovicës dhe konsiderohej një figurë e respektuar mes bashkëluftëtarëve të tij, si gjatë luftës ashtu edhe në vitet pas saj. Në një telegram ngushëllimi, kryetari…
Lajme
Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ajet Uka, i cili njëherësh ishte edhe kryeplak i grupit “Shqiponjat e Arta”.
I ndjeri vinte nga fshati Zhabar i Mitrovicës dhe konsiderohej një figurë e respektuar mes bashkëluftëtarëve të tij, si gjatë luftës ashtu edhe në vitet pas saj.
Në një telegram ngushëllimi, kryetari i grupit, Isuf Hoti, ka shprehur dhimbjen për humbjen e Ukës, duke e përshkruar atë si një njeri frymëzues dhe mbështetje të vazhdueshme për shokët e tij.
Sipas tij, Uka kishte rol të rëndësishëm edhe gjatë vitit 1998, kur ishte pjesë e një grupi në Shqipëri për sigurimin e armatimit. Ai kujton gjithashtu një nga momentet më të vështira, më 17 korrik 1998, kur ranë në pritë nga forcat serbe, ku, sipas Hotit, Ajet Uka tregoi guxim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme.
Në mesazhin e tij, Hoti thekson se Uka kishte miqësi të afërt me figura të njohura të luftës, si Bekim Berisha dhe Bedri Shala, duke e cilësuar atë si një njeri që do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe krenari.
Ngushëllime janë shprehur për familjen Uka, si dhe për të gjithë bashkëluftëtarët, ndërsa figura e tij mbetet pjesë e kujtesës së luftës dhe sakrificës për liri. /Lajmi.net/