Punëtorët e Trafikut Urban në Prishtinë do të mbajnë protestë më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kushtet e punës dhe trajtimin institucional.
Njoftimi është bërë nga përfaqësuesi i sindikatës, Shaip Selmani, i cili u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve që t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet në orën 12:00.
Sipas njoftimit, qëllimi i protestës është ngritja e shqetësimeve dhe kërkesave të punëtorëve, përfshirë përmirësimin e kushteve të punës, rritjen e mirëqenies dhe respektimin e të drejtave të tyre të garantuara.
Punëtorët pritet të artikulojnë kërkesat e tyre përmes kësaj proteste, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse. /Lajmi.net/