Goditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi në Gjakovë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:20 në Gjakovë. Një person derisa po drejtonte motoçikletën, nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe për pasojë është përplasur në shtyllë elektrike të betonit. Ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i tij është dërguar në IML…

Lajme

29/04/2026 10:30

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:20 në Gjakovë.

Një person derisa po drejtonte motoçikletën, nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe për pasojë është përplasur në shtyllë elektrike të betonit.

Ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Gjakovë 28.04.2026-14:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën,  duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rruges, humb kontrollin dhe përplasët në shtyllë elektrike të betonit. Si pasojë i njejti humb jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/