Çitaku: Albin Kurti e dëshmoi mbrëmë nga Presidenca se e sheh veten si president, kryeministër, ministër, kryeprokuror e gjithçka

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend dhe shpërbërjes së Kuvendit. Çitaku u fokusua tek konferenca e Albin Kurtit me Feride Rushitin tek Presidenca e Kosovës. Ajo deklaroi se kjo konferencë ishte shfaqje e turpshme. Reagimi i plotë: Reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurti të tërhiqet…

Lajme

29/04/2026 09:34

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend dhe shpërbërjes së Kuvendit.

Çitaku u fokusua tek konferenca e Albin Kurtit me Feride Rushitin tek Presidenca e Kosovës.

Ajo deklaroi se kjo konferencë ishte shfaqje e turpshme.

Reagimi i plotë:

Reagimi publik dhe presioni qytetar e detyruan Albin Kurti të tërhiqet nga përpjekja e tij për ta zgjedhur Presidentin në stil “karate” dhe për ta permbysur rendin kushtetues.

Po, edhe mbrëmë bëri aq sa mundi. Doli dhe abuzoi me zyrën e Presidentit.

Albin, nga ajo sallë qytetarëve u drejtohet Presidentja apo Presidenti i zgjedhur.

Jo Kryeministri dhe as kandidatja e shumicës.

Shfaqja e mbrëmshme e ilustroi qartë, me zë dhe figurë, se ju në fakt e shihni veten si autoritetin e vetëm në këtë vend: edhe President, edhe Kryeministër, edhe Ministër, edhe Kryeprokuror, edhe gjithçka tjetër.

Një shfaqje e turpshme./Lajmi.net/