Feride Rushiti: Kërkesa për kandidim më erdhi edhe nga partnerët ndërkombëtarë, doja t’i jepja zgjidhje ngërçit

Kandidatja e Vetëvendosjes, Feride Rushiti, është deklaruar para mediave bashkë me kryeministrin Albin Kurti pasi nuk u arrit që të zgjidhet presidente e vendit. Rushiti deklaroi se ka pranuar propozimin për candidate me bindjen se është figurë unifikuese. “Kam pranuar propozimin për kandidate si president e vendit me bindjen se jam një figurë e cila…

Lajme

29/04/2026 00:27

Kandidatja e Vetëvendosjes, Feride Rushiti, është deklaruar para mediave bashkë me kryeministrin Albin Kurti pasi nuk u arrit që të zgjidhet presidente e vendit.

Rushiti deklaroi se ka pranuar propozimin për candidate me bindjen se është figurë unifikuese.

“Kam pranuar propozimin për kandidate si president e vendit me bindjen se jam një figurë e cila është unifkuese përfaqëson shoqërinë civile dhe mund të ndihmojë vendin të kalojë ngërçin politik dhe të ngrisë dialogun mes partive.Kërkesa më ka ardhur nga shumë qytetarë, nga shoqëria civile e së fundi edhe nga partner ndërkombëtarë dhe nga kryeministri Kurti. Duke menduar se dalja ime në skenë paraqet një figurë unifikuese e figurë që në historinë e saj ka kontribuar në kauza që I kanë kontribuar vendit. Pas diskutimit të gjatë me kryeministrin mora këtë përgjegjësi me bindje të plotë se do jem një nga kandidatet që është kërkuar edhe nga Kurti edhe nga opozita që të jem person i pavarur, jo politik dhe jopartiak”,deklaroi Rushiti, shkruan lajmi.net.

Ajo tha se “Pranova të kalojë edhe vetveten për një qëllim të madh, stabilizimin e institucioneve dhe ecjen përpara. S’ka qenë ambicie për pushtet, por vetëm përpjekje e sinqertë si kontribut për vendin tim si person partiak e t’i jap mundësi zgjidhje së ngërçit”./Lajmi.net/