Haxhiu-opozitës: Lini anash barrikadimet, ejani në sallë plenare mos rrini korridoreve të Kuvendit
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sërish në Kuvendin e Kosovës në seancën e shtyrë për në ora 23:00. Por pavarësisht kësaj, aty mungojnë deputetët e opozitës e kësisoj zgjedhja e presidentit është krejtësisht e pamundur dhe vendi do të shkojë përfundimisht drejt zgjedhjeve. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu sërish u bëri thirrje opozitës që…
Lajme
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sërish në Kuvendin e Kosovës në seancën e shtyrë për në ora 23:00.
Por pavarësisht kësaj, aty mungojnë deputetët e opozitës e kësisoj zgjedhja e presidentit është krejtësisht e pamundur dhe vendi do të shkojë përfundimisht drejt zgjedhjeve.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu sërish u bëri thirrje opozitës që të kthehen në sallë plenare.
Ajo tha se legjislatura e dhjetë është në minutat e saj të fundit, pasi “përkundër thirrjes” që deputetët e opozitës të vijnë në sallë, ata nuk janë të pranishëm.
Ajo deklaroi se ka pasur përpjekje për të zgjedhur presidentin, por opozita kanë refuzuar.
“Deputetët e opozitës nuk janë të pranishëm në seancë as në përpjekjen e fundit për të zgjedhur presidentin e vendit sipas obligimeve kushtetuese. Po presim nëse deputetët do t’i përgjigjen thirrjes sime, e i lënë anash barrikadimet”,deklaroi Haxhiu.
“Qytetarët i kanë votuar që të vinë këtu të votojnë kundër apo abstenim e jo të mbesin korridoreve të Kuvendit, sepse sic e dimë janë këtu gjatë tërë ditës dhe në asnjë moment s’e kanë parë të arsyeshme t’i përgjigjen ftesës për zgjedhjen e presidentit të vendit.”./Lajmi.net/