Dy herë brenda pak orëve, Kurti thërret sërish konferencë për media

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thirrur sërish konferencë për media e dyta me radhë brenda pak orëve. Kurti do të mbajë konferencë për media në hollin e Kuvendit, derisa nuk është bërë e ditur arsyeja, apo thjesht deklarim i ngjashëm me atë të orës 17:00 ku foli rreth çështjes së presidentit. Duhet përsëritur faktin…

Lajme

28/04/2026 19:58

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thirrur sërish konferencë për media e dyta me radhë brenda pak orëve.

Kurti do të mbajë konferencë për media në hollin e Kuvendit, derisa nuk është bërë e ditur arsyeja, apo thjesht deklarim i ngjashëm me atë të orës 17:00 ku foli rreth çështjes së presidentit.

Duhet përsëritur faktin se seanca e orës 23:00 pritet të jetë vendimtare nëse vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, e të cilat sic shihet janë të pashmangshme.

Njoftimi:

Në 20:00, Kryeministri Albin Kurti mban konferencë për media.
Konferenca mbahet në Hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të LVV-së.
Ju ftojmë ta ndiqni!/Lajmi.net/