Haxhiu: Në seancë nuk janë deputetët e LDK, PDK, AAK dhe Listës Serbe

Në Kuvendin e Kosovës, pa praninë e partive opozitare, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka nisur punimet e seancës për zgjedhjen e presidentit. Me të hapur këtë seancë, Haxhiu deklaroi se në seanca do të duhej të ishin deputetë e të ushtrojnë mandatin e tyre, për të folur apo për të votuar. Haxhiu deklaroi se të vetmit…

Lajme

28/04/2026 19:46

Në Kuvendin e Kosovës, pa praninë e partive opozitare, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, ka nisur punimet e seancës për zgjedhjen e presidentit.

Me të hapur këtë seancë, Haxhiu deklaroi se në seanca do të duhej të ishin deputetë e të ushtrojnë mandatin e tyre, për të folur apo për të votuar.

Haxhiu deklaroi se të vetmit që nuk janë në sallë janë nga partia PDK, LDK, AAK dhe nga Lista Serbe.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje që të vijnë në sallë plenare, e të mos rrinë në vende të tjera nëpër Kuvend.

Haxhiu po ashtu tha se është e detyruar që ta ndërprejë këtë seancë e të mblidhen në ora 23:00./Lajmi.net/