Rrustemi i VV-së “në hall”, nuk e din çfarë po kërkon opozita për Presidntin: E di çka ju ofruam, por kërkesën e tyre nuk e di
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka shprehur ‘konfuzitet’ sa i përket asaj se çka po kërkojnë partitë opozitare për presidentin, ani pse këto të fundit e kanë bërë shumë të qartë. Rrustemi ka thënë se e di se çka iu kanë ofruar, por se di se çfarë po kërkojnë, duke shtuar se ajo se…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka shprehur ‘konfuzitet’ sa i përket asaj se çka po kërkojnë partitë opozitare për presidentin, ani pse këto të fundit e kanë bërë shumë të qartë.
“Çka po lypë opozita? E di çka ju ofruam, por cila është kërkesa e tyre për president nuk e di.”, ka shkruar ai krahas videos së postuar në Facebook.
Partitë opozitare në anën tjetër e kanë bërë më se të qartë se pa një marrëveshje paraprake për një kandidat konsensual nuk do të marrin pjesë madje as në seancën për zgjedhjen e presidentit, gjë që është kritikuar nga partia në pushtet