Kurti për opozitën: Ne propozime ata refuzime – Nuk po e duan as Feride Rushitin që deri dje e lavdëronin në rrjete sociale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dal sot në një konferencë për media që të flas në lidhje me situatën për Presidentin që është krijuar tashmë në vend. Ai ka thënë se i kanë bërë të gjitha përpjekjet që vendi të mos shkoj në zgjedhje, për çka e ka fajësuar opozitën. “I ftova disa herë…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dal sot në një konferencë për media që të flas në lidhje me situatën për Presidentin që është krijuar tashmë në vend.
Ai ka thënë se i kanë bërë të gjitha përpjekjet që vendi të mos shkoj në zgjedhje, për çka e ka fajësuar opozitën.
“I ftova disa herë në takim kryetarin e LDK-së, Abdixhikun, atë të PDK-së Hamzën, ndonëse nuk ofruan asnjë propozim në vazhdimësi jam unë ai që kam ofruar propozime edhe me emra konkret, patjetër me funksione për ta por morëm vetëm refuzime. Ne propozime, ata refuzime”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se të shtunën kanë kërkuar nga PDK dhe LDK që të sillnin tre emra kur përveç nënshkrimeve ka thënë se do ta votonin njërin prej tyre.
“Ne e dinim që as PDK as LDK nuk kanë deputetetë për të propozuar kandidat të tyre. LDK mund të propozoj një gjysmë kandidati, ndërkaq PDK 2/3 e një kandidati, por ato dyja bashkë m und a propozojnë një kandidat ndërsa en I thamë po bëhemi bashkë m e juve le t’i propozojmë tre kandidatë, që të gjitha propozime tuajat, ju propozoni emra ne ua japim mbështetjen në seancë plenare. Asnjë propozim. E shtymë afatin për t’iu dhënë kohë shtesë, kot sepse morëm refuzim sërish:, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se dje kanë ftuar debat parlamentar apsi ai është refuzuar disa herë për tu takuar nga opozit sipas tij.
“Dje ftuam debat parlamentar për ëështjen e Presidentit, ju e keni parasysh që më nuk arrij as t’I takoj. Filluan të refuzojnë edhe takimet me mua, atëherë mirë pra le të bëjmë debat parlamentar për situatën që ndodhi. As në debat nuk erdhën, u detyruam të flasim ne m e qytetarët, nuk erdhën në debat as në takim”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se Konjufca dhe Mullhaxha Koll[çaku janë tërhequr nga kandidatura që të vinë propozime nga opozita por sipas tij ato nuk erdhën.
“Në këto rethana që vendit t’I japim një President dhe vendi të mos shkoj në një process të ri zgjedhor nga I cili nuk ka shumë muaj që kemi dal, ofruam edhe dy propozime tjera ku së paku për njërën prej tyre ka koncensus shoqëror. Nxorëm dy gra, profesoreshën Fatmire HYoxha dhe doktoreshën Feride Rushiti. Kur Rushiti nderohej e nominohej për çmime prestigjioze ndërkombëtare, shumë deputetë opozitar mburreshin me të përmes postimeve në rrjete sociale. I keni parë edhe ju duke e lavdëruar atë deputetet aktuale të Kuvendit, si ai I Hykmete Bajramit, Vlora Çitakut. Por sot PDK kërkoi tërheqjen e Feride Rushitit dhe refuzuan pozitën e kryeparlamentares”, ka thënë Kurti.
Sot në orën 19:00 është edhe një tentim për të zgjedhur Presidentin në seancën e radhës n ë Kuvend.