Kurti në koferencë sërish me akuza drejt opozitës: Sjelljet e tyre janë joshtetërore dhe antinstitucionale – për zgjedhje humbim mbi 10 milionë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit të seancës së dytë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit, duke kritikuar ashpër opozitën për mos pjesëmarrje në proces. Ai tha për media se opozita, sipas tij, po vepron me qëllim bllokimi dhe jo konstruktiviteti institucional. “Konsideroj se është bërë mjaftueshëm e qartë se opozita në…

Lajme

28/04/2026 16:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas dështimit të seancës së dytë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit, duke kritikuar ashpër opozitën për mos pjesëmarrje në proces.

Ai tha për media se opozita, sipas tij, po vepron me qëllim bllokimi dhe jo konstruktiviteti institucional.

“Konsideroj se është bërë mjaftueshëm e qartë se opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër veçse bllokimin. Sjelljet e kësaj opozite janë joshtetërore dhe antinstitucionale. Ata janë të interesuar për një gjë, bllokimin tonë. Kjo nuk mund të quhet ndryshe veçse mosnjohje e rezultatit zgjedhor dhe vullnetit popullor të shprehur qartë më 28 dhjetor të vitit që lamë pas me 51 për qind për VV-në. Për ta kundërshtuar rishikimin e buxhetit, përkatësisht inflacionin 2.0 u mobilizuan të gjithë, përfshirë edhe Listën Serbe, kurse për zgjedhjen e Presidentit nuk po vijnë as në sallë. Me besimin e plotë se nuk kemi nevojë për zgjedhje të reja, vendit do t’i humbim mbi 10 milionë vetëm për organizimin e zgjedhjeve”, deklaroi Kurti./Lajmi.net/