Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka bërë thirrje për krijimin urgjent të një Agjencie për Mbrojtjen e Kushtetutës, duke argumentuar se në vend janë shënuar shkelje të përsëritura të rendit kushtetues pa pasoja juridike.
Sipas Behramit, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti “me dhjetëra herë” kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës dhe kanë sfiduar rendin kushtetues, pa u përballur me përgjegjësi ligjore.
Ai ka theksuar se Republika e Kosovës ka nevojë urgjente për një mekanizëm institucional që do të garantojë mbrojtjen e Kushtetutës dhe funksionimin e rendit demokratik në vend.
Sipas tij, një institucion i tillë do të ndihmonte në parandalimin e shkeljeve dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. /Lajmi.net/