Ambasada gjermane thotë se po e përcjellin Kuvendin: Presim që palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën
Zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Catalina Heine, e pyetur nga Lajmi.net lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Berlini zyrtar kërkon që të gjitha palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Heine ka thënë se janë duke e ndjekur procesin që po vazhdon, raporton lajmi.net “Ne…
Lajme
Zëdhënësja e Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Catalina Heine, e pyetur nga Lajmi.net lidhur me situatën në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Berlini zyrtar kërkon që të gjitha palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Heine ka thënë se janë duke e ndjekur procesin që po vazhdon, raporton lajmi.net
“Ne po ndjekim procesin në vazhdim dhe presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në përputhje me kushtetutën”, ka thënë Heine për lajmi.net
Ndërkohë, përpjekjet për zgjedhjen e Presidentit po vazhdojnë mes vështirësive në sigurimin e kuorumit në Kuvend.
Seanca e nisur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është shoqëruar me mospjesmarrjen e opozitës në Kuvend.
Gjatë procesit të votimit, shumica e deputetëve të pranishëm kanë mbështetur kandidaten Feride Rushiti, ndërsa një votë ka rezultuar e pavlefshme.
Zhvillimet po ndodhin në një moment vendimtar, pasi afati për zgjedhjen e Presidentit po afrohet, duke rritur presionin mbi partitë politike për të gjetur një zgjidhje.
Kryesusja e Seancës, Albulena Haxhiu tha se seanca e radhës do të mbahet me fillim nga ora 19:00./Lajmi.net/