Qeveria synon frenimin e importit të qumështit pluhur për të mbrojtur prodhimin vendor
Qeveria e Kosovës po synon të frenojë importin e qumështit pluhur, për të mbrojtur prodhimin vendor. E, si masë mbrojtëse, ministri i Bujqësisë, Armend Muja deklaroi të martën se kanë propozuar vendosjen e akcizës. Në një konferencë për media Muja tha po ashtu se kanë nënshkruar një marrëveshje me Doganën e Kosovës që çdo qumësht…
Lajme
Qeveria e Kosovës po synon të frenojë importin e qumështit pluhur, për të mbrojtur prodhimin vendor. E, si masë mbrojtëse, ministri i Bujqësisë, Armend Muja deklaroi të martën se kanë propozuar vendosjen e akcizës.
Në një konferencë për media Muja tha po ashtu se kanë nënshkruar një marrëveshje me Doganën e Kosovës që çdo qumësht që importohet t’i nënshkrohet dy vendimeve.
“Ka të bëjë me tendencën në rritje sa i përket zëvendësimit të qumështit të freskët që prodhohet brenda vendit. Është një situatë që i afekton ekonomitë rurale gjithandej Kosovës. Për pasojat e qumështit, ekziston kohë pas kohe, si tepricë. Është në tendencë nga produkte të importuara dhe njëra nga to është qumështi pluhur. Kemi ardhur në përfundim, sasia e qumështit pluhur ka një rritje të madhe. Qumështi i freskët po ballafaqohet me një presion në rritje, sa i përket importit te yndyrave dhe produkte zëvendësuese si vaji i palmës”, tha ai.
Në dyqanet e vendit, Muja tha se kanë hasur në një përzierje që ai e klasifikon si “ndeshje me ligjin për konsumatorin”.
“Ja kemi propozuar Ministrisë së Financave akcizën në qumështin pluhur.. Të njëjtin e ka dërguar në qeveri dhe është votuar. Në shitoret tona, shpeshherë shohim raste ka një përzierje që unë i klasifikoj si ndeshje me ligjin për konsumatorin. Një përpjekje për të thënë që qumështi pluhur apo me vaj të palmës, derivojnë nga qumështi i freskët, gjë që nuk është e vërtetë. Dje u nënshkrua vendimi për kontrolla kufitare, secila pako e qumështit që futet do t’i nënshtrohet dy masave. Analiza laboratorike do analizohet përbërja e secilës pako dhe secili produkt do të karakterizohet drejt, nuk ka përzierje”, tha ai.
E, përfaqësuesi i Shoqatës së Prodhimit të Qumështit, Naser Bajraktari theksoi se kjo ishte kërkesë e tyre, pasi që, sipas tij, duhet të mbrohet prodhimi vendor.
“Ne kemi ngritur zërin tonë e cila ka qenë para një muaji që kemi bërë kërkesa dhe takime. Ka filluar që të mos të rregullohet qumështi që prodhohet në Kosovë në fermat tona. Ne kemi ardhur deri te një fazë që po mendojmë që duhet ta mbrojmë prodhimin e vendit. Këto masa po shpresojmë të reflektojnë dhe të mos të kemi problem për shitjen”, shtoi ai.