Sulm kibernetik ndaj ‘Schwacke’, Dogana e Kosovës përdor platformën DAT për vlerësimin e automjeteve

Dogana e Kosovës ka njoftuar se platforma për vlerësimin e automjeteve të përdorura, Schwacke, ka qenë cak i një sulmi kibernetik, duke e bërë të pamundur përdorimin e saj. Sipas njoftimit, si pasojë e sulmit, qasja në këtë platformë është ndërprerë jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel evropian dhe më gjerë, për një…

Lajme

28/04/2026 15:24

Dogana e Kosovës ka njoftuar se platforma për vlerësimin e automjeteve të përdorura, Schwacke, ka qenë cak i një sulmi kibernetik, duke e bërë të pamundur përdorimin e saj.

Sipas njoftimit, si pasojë e sulmit, qasja në këtë platformë është ndërprerë jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel evropian dhe më gjerë, për një periudhë të pacaktuar kohore, raporton lajmi.net

Për të shmangur vonesat dhe për të siguruar vazhdimësinë e procedurave doganore, Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka kaluar në përdorimin e platformës alternative DAT (Deutsche Automobil Treuhand).

Ky sistem, sipas autoriteteve, operon me standarde të njëjta profesionale dhe ofron të dhëna të besueshme për vlerësimin e automjeteve të përdorura.

Dogana thekson se të gjitha masat janë ndërmarrë me qëllim të lehtësimit të tregtisë, shmangies së pritjeve dhe mbrojtjes së interesit publik, ndërsa ka siguruar se publiku do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë./Lajmi.net/