Haxhiu: Opozita mos t’i bëjë presion Rushitit për t’u tërhequr nga kandidatura për presidente
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë opozitare që mos t’i bëjnë presion kandidates për presidente, Feride Rushiti, për tërheqje nga kandidatura. Ajo ftoi opozitarët që të marrin pjesë në seancën për presidenten, që nisi çaste më parë dhe do t’ua japë fjalën për çdo pretendim të tyre. Sipas saj, deputetët…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë opozitare që mos t’i bëjnë presion kandidates për presidente, Feride Rushiti, për tërheqje nga kandidatura.
Ajo ftoi opozitarët që të marrin pjesë në seancën për presidenten, që nisi çaste më parë dhe do t’ua japë fjalën për çdo pretendim të tyre.
Sipas saj, deputetët janë të obliguar të ushtrojnë mandatin e tyre në interesin më të mirë të Kosovës.
PDK gjatë të martës kërkoi nga kandidatja Rushiti që të tërhiqet nga kandidatura.
“Deputetët janë të obliguar të ushtrojnë mandatin e tyre në interesin më të mirë të Kosovës. Më lejoni që edhe një herë t’i ftojmë deputetët dhe t’i lus ata që të jenë të pranishëm në këtë seancë, ku si pikë të rendit e kemi zgjedhjen e presidentit. Në vend që të tërhiqen nga deklaratat që i bëjnë presion kandidatëve të tërhiqen nga gara, që është në përputhje të plotë me Kushtetutën, i ftoj që të vijnë në seancë. Nëse kërkojnë fjalë do t’ua japim, por jo që të flasin nga zyrat e tyre dhe ambientet tjera sa kohë po zhvillohet seanca. Ky është vendi ku flasim politikisht dhe juridikisht”, tha ajo.
Haxhiu po vazhdon të thërrasë emrat e secilit deputet të opozitës që të marrë pjesë në seancë./Kp