Dy persona në pranga në Prishtinë, dyshohen për shpërndarje të materialeve të abuzimit me fëmijë
Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se janë ndaluar dy persona për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale që lidhet me materiale të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Sipas komunikatës së përbashkët, ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në kuadër të hetimeve për veprën…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se janë ndaluar dy persona për 48 orë, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale që lidhet me materiale të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Sipas komunikatës së përbashkët, ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në kuadër të hetimeve për veprën penale të paraparë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Prishtinë, ku si rezultat është bërë identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarve.
Në kuadër të aksionit, autoritetet kanë sekuestruar edhe pajisje elektronike, të cilat pritet të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale.
Prokuroria dhe policia kanë theksuar përkushtimin e tyre për luftimin dhe trajtimin e këtyre veprave penale, duke i cilësuar ato si ndër më të rëndat dhe më të ndjeshmet. /Lajmi.net/