Mulhaxha-Kollçaku: Ta mbështesim doktoreshën Feride Rushiti, e kemi dëshmu se nuk e kemi për pushtet dhe t’i marrim gjitha pozitat

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka bërë thirrje që të votohet kandidatja për president, Feride Rushiti. Ajo mes tjerash tha si parti e ka dëshmuar se nuk e kan për pushtet dhe se nuk kanë qëllim që t’i marrim të gjitha pozitat, raporton lajmi.net “I ftoj të gjithë kolegët deputetë pozitë e opozitë sot…

Lajme

28/04/2026 14:31

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka bërë thirrje që të votohet kandidatja për president, Feride Rushiti.

Ajo mes tjerash tha si parti e ka dëshmuar se nuk e kan për pushtet dhe se nuk kanë qëllim që t’i marrim të gjitha pozitat, raporton lajmi.net

“I ftoj të gjithë kolegët deputetë pozitë e opozitë sot ta mbështesin doktoreshën Feride Rushiti. T’i japim zgjidhje kësaj krize institucionale” .

“Ne tashmë kemi dëshmuar se nuk e kemi për pushtet, ne tashmë kemi dëshmuar që ne nuk luftojmë që t’i marrim të gjitha pozitat”, tha ajo./Lajmi.net/