Fenerbahçe shkarkon trajnerin Tedesco pas humbjes në derbi ndaj Galatasaray

Gjiganti turk Fenerbahçe ka shkarkuar trajnerin Domenico Tedesco, 24 orë pas një humbjeje shkatërruese në derbin e Stambollit nga rivalët për titull, Galatasaray. Fenerbahçe bëri të ditur në deklaratë se drejtori sportiv Devin Ozek dhe koordinatori i futbollit Berke Celebi janë shkarkuar gjithashtu. “Kemi ndarë rrugët me trajnerin tonë kryesor Domenico Tedesco dhe stafin e…

Sport

28/04/2026 12:35

Gjiganti turk Fenerbahçe ka shkarkuar trajnerin Domenico Tedesco, 24 orë pas një humbjeje shkatërruese në derbin e Stambollit nga rivalët për titull, Galatasaray.

Fenerbahçe bëri të ditur në deklaratë se drejtori sportiv Devin Ozek dhe koordinatori i futbollit Berke Celebi janë shkarkuar gjithashtu.

“Kemi ndarë rrugët me trajnerin tonë kryesor Domenico Tedesco dhe stafin e tij teknik. Gjithashtu është vendosur të ndahemi nga Drejtori ynë Sportiv Devin Ozek dhe Koordinatori ynë i Futbollit Berke Çelebi” – bëhet e ditur në njoftim.

Ndërkohë ndihmëstrajneri Zeki Murat Gole do ta zëvendësojë Tedescon deri në fund të sezonit.

“Ndihmëstrajneri ynë Zeki Murat Gole do të jetë përgjegjës për ekipin tonë për ndeshjet e mbetura të sezonit” – bëhet e ditur më tutje, në njoftim.

Ish-trajneri i Belgjikës, Tedesco, mori drejtimin e ekipit nga Jose Mourinho në shtator, por nuk ka arritur ta dërgoj deri në fund sezonin.

Një humbje 3-0 ndaj Galatasaray të dielën pothuajse i dha fund shpresave të Fenerbahçes për të fituar titullin e parë të Superligës që nga viti 2014, duke i lënë ata shtatë pikë prapa rivalëve të tyre të qytetit me tre ndeshje të mbetura këtë sezon.

Ndeshjen e ardhshme Fernerbahçe e luan kundër Istanbul Basaksehir më 2 maj, me fillim nga ora 19:00./kp