Bajqinovci: Populli nuk del për oligarkët politikë, koha e tyre ka kaluar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke kritikuar ashpër opozitën dhe thirrjet për protesta apo “revolta” politike. Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë dhënë tashmë përgjigjen e tyre në zgjedhje, duke i referuar rezultatit zgjedhor ku, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbështetje shumicë. “Populli ua…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke kritikuar ashpër opozitën dhe thirrjet për protesta apo “revolta” politike.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë dhënë tashmë përgjigjen e tyre në zgjedhje, duke i referuar rezultatit zgjedhor ku, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbështetje shumicë.
“Populli ua dha përgjigjen me 51.11% me Albin Kurti,” ka shkruar Bajqinovci, duke iu referuar kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, thirrjet për protesta nuk vijnë nga qytetarët, por nga figura politike që kanë qenë në pushtet më herët.
“Të njëjtit që e shfrytëzuan shtetin, e sot kërkojnë ‘revolta’ për me u kthyer prapë,” ka deklaruar ai.
Bajqinovci ka shtuar se qytetarët nuk do të mobilizohen për interesa politike të ish-pushtetarëve.
“Populli nuk del për ta, populli i ka çu në opozitë,” ka shkruar ai, duke theksuar se, sipas tij, koha e tyre politike ka përfunduar. /Lajmi.net/