Azemi në shoqërimin e Sveçlës: Barrikadat dikur mbulonin 20% të territorit, sot nuk ekzistojnë më
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke folur për zhvillimet politike dhe sfidat që ka kaluar vendi ndër vite. Ai ka theksuar se dikur “barrikada e bllokada kishte në 20% të territorit të Republikës”, duke shtuar se sot një situatë e tillë nuk ekziston më, raporton lajmi.net…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale duke folur për zhvillimet politike dhe sfidat që ka kaluar vendi ndër vite.
Ai ka theksuar se dikur “barrikada e bllokada kishte në 20% të territorit të Republikës”, duke shtuar se sot një situatë e tillë nuk ekziston më, raporton lajmi.net
“Sfida e bllokadave politike kalohen, sepse populli flet,” ka shkruar Azemi, duke iu referuar, siç duket, kapërcimit të krizave dhe pengesave politike në vend.
“Barrikada e bllokada dikur kishte në 20% të territorit të Republikës, por nuk ka më. Edhe sfidat e bllokadave politike kalohen. Sepse populli flet”, shkroi ai./Lajmi.net/