Tre të dyshuar ndalohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ferizaj, falsifikim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda është filluar hetimi ndaj tre personave të dyshuar për disa vepra penale. Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj është realizuar kontroll në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve, të cilët më…

Lajme

28/04/2026 12:05

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda është filluar hetimi ndaj tre personave të dyshuar për disa vepra penale.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj është realizuar kontroll në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve, të cilët më pas janë ndaluar për 48 orë, raporton lajmi.net

Të dyshuarit po hetohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje në ndihmë” (neni 414 lidhur me nenet 31 dhe 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës), “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëkryerje (neni 390 lidhur me nenin 31), si dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” (neni 395).

Komunikatë e plotë:

Ndalohen tre persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ferizaj, 28 Prill 2026- Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër tre (3) personave dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj- është zbatuar një urdhër kontroll në shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të pandehurve në këtë rast, të cilët më pas janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje në ndihmë” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve” në bashkëkryerje nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”nga neni 395 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sa i përket procedurës së mbrojtjes, dy të pandehurit në këtë rast nuk kanë autorizuar avokat dhe me urdhër verbal të prokurorit është autorizuar shefi i hetimeve të NJHKEK- në Ferizaj, që të njoftoj Odën e Avokatëve të Kosovës, për dërgimin e dy avokatëve sipas detyrës zyrtare si mbrojtës të të pandehurve në këtë rast.

Zyra koordinuese në Odën e Avokatëve të Kosovës në Prishtinë- fillimisht ka kërkuar emrat e të pandehurve dhe veprat penale për cilat dyshohen e pastaj të dërgojnë avokatët mbrojtës sipas detyrës zyrtare.
Lidhur me këtë çështje, Prokurori i Shtetit, ka njoftuar të njëjtit për pasojat lidhur me mos zbatimin e kërkesës nga Policia dhe Prokuroria sepse këto paraqesin pengesa në zbatimin e procedurës hetimore./Lajmi.net/