Haxhiu: Kam marrë vetëm një njoftim për mungesë në seancën e jashtëzakonshme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në zyrën e saj ka arritur vetëm një njoftim për mungesë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit. “Unë kam vetëm një njoftim, atë të Afërdita Hajrizit për mungesë në seancën e jashtëzakonshme për shkaqe shëndetësore”, ka deklaruar Haxhiu para deputetëve. Derisa…

Lajme

28/04/2026 11:14

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se në zyrën e saj ka arritur vetëm një njoftim për mungesë në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit.

“Unë kam vetëm një njoftim, atë të Afërdita Hajrizit për mungesë në seancën e jashtëzakonshme për shkaqe shëndetësore”, ka deklaruar Haxhiu para deputetëve.

Derisa seanca e thirrur për në ora 10:00 është shtyrë ora 14:00, pasi as sot në seancën e tretë të jashtzakonshme për zgjedhjen e presidentit nuk kishte kourum. /Lajmi.net/