Lladrovci: Partitë duhet të mbrojnë kushtetutshmërinë – Hapni krah o trima o dilni zot situatës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me një postim publik ku ka theksuar se partitë politike me orientim atdhetar duhet të jenë vigjilente ndaj, siç u shpreh ai, veprimeve që dëmtojnë shtetin dhe institucionet. Ai ka deklaruar se subjektet politike kanë përgjegjësi të veprojnë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe të kundërshtojnë çdo…

Lajme

28/04/2026 10:57

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me një postim publik ku ka theksuar se partitë politike me orientim atdhetar duhet të jenë vigjilente ndaj, siç u shpreh ai, veprimeve që dëmtojnë shtetin dhe institucionet.

Ai ka deklaruar se subjektet politike kanë përgjegjësi të veprojnë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe të kundërshtojnë çdo praktikë që, sipas tij, cenon funksionimin normal të shtetit.

Sipas Lladrovcit, mosveprimi në situata të tilla nuk e justifikon ekzistencën politike.

Postimi i plotë:

Partitë politike me taban atdhetar domosdo i vërejnë dredhitë politike, prandaj punojnë që ta zvogëlojnë ndikimin e keqbërësve politikë dhe degradimin institucional.

Partitë e kanë obligim të veprojnë në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe kundër dredhive që e dëmtojnë shtetin, ndryshe, nuk e arsyetojnë ekzistencën. Komfori si fazë finale e arritjeve të çaushëve të rinj në kohën kur rrezikohet shteti, është mjerim.

Hapni krah o trima o dilni zot situatës!/Lajmi.net/