Bahtiri i drejtohet opozitës: Ejani në sallë plenare, mos rrini në zyre- prej kujt po frikësoheni? Propozoni kandidatin tuaj
Pasi mbrëmë tentuan që të vetëm të zgjedhin presidentin e vendit, anipse e dinin se kjo është e pamundur, nga Vetëvendosje sot u bëjnë thirrje opozitës për pjesëmarrje në seancë. Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancë ku do të votohet presidenti. Kjo thirrje e Bahtirit…
Lajme
Pasi mbrëmë tentuan që të vetëm të zgjedhin presidentin e vendit, anipse e dinin se kjo është e pamundur, nga Vetëvendosje sot u bëjnë thirrje opozitës për pjesëmarrje në seancë.
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancë ku do të votohet presidenti.
Kjo thirrje e Bahtirit vjen pas seancën së mbrëmshme kur Lëvizja Vetëvendosje provoi të votonte pa pjesëmarrjen e opozitës.
“Edhe sot i bëjmë thirrje opozitës: EJANI NË SALLË PLENARE, mos rrini në zyre të grupeve parlamentare. Prej kujt po frikësoheni që s’po zbritni poshtë? Propozoni kandidatin tuaj. Edhe njëherë e keni mundësinë. EJANI poshtë e votoni, mos e lini vendin të shkojë në zgjedhje, edhe ashtu po dihet se e keni kuptuar se shkaktar kryesor të cilët do t’i dënoj populli jeni ju”, ka shkruar Bahtiri.
Mbrëmë, VV-ja tentoi që ta bënte zgjedhjen e presidentit pa qenë 80 deputetë në sallë ashtu siç kërkohet me Kushtetutë.
Ndryshe ishte vetë kryeministri Albin Kurti që muajin e kaluar deklaronte se duhen më tepër se 80 deputetë në sallë për të zgjedhur këtë cështje, madje ai tha se nëse një deputet mungon atëherë vendi shkon në zgjedhje./Lajmi.net/