Kryeziu fton deputetët të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme, përmend kandidaten Feride Rushiti

Deputetja e LVV-së, Arbëresha Kryeziu, u ka bërë thirrje deputetëve që të jenë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka theksuar se ekziston një mundësi konkrete për zgjidhje nëse ka vullnet politik, duke përmendur edhe një emër e Ferite Rushitit si alternativë, raporton lajmi.net “Ndrysh prej…

Lajme

28/04/2026 10:31

Deputetja e LVV-së, Arbëresha Kryeziu, u ka bërë thirrje deputetëve që të jenë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka theksuar se ekziston një mundësi konkrete për zgjidhje nëse ka vullnet politik, duke përmendur edhe një emër e Ferite Rushitit si alternativë, raporton lajmi.net

“Ndrysh prej dje i ftoj që sot të jenë prezent në sallë. Besoj se nëse duam zgjidhje e kemi znj.Feride, e nëse jo po dihet se kush është bllokuesi dhe kush po don ta dërgojë vendin në zgjedhje”, tha Kryeziu./Lajmi.net/