Bajqinovci: Deputetët e opozitës duhet të marrin pjesë në seancë, e kanë obligim kushtetues
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, (LVV) Mefail Bajqinovci, ka bërë thirrje që deputetët e opozitës të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se kjo është obligim kushtetues. Para nisjes së seancës së tretë të jashtëzakonshme të thirrur nga LVV, Bajqinovci deklaroi se pjesëmarrja në Kuvend nuk është çështje vullneti politik, por detyrim…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, (LVV) Mefail Bajqinovci, ka bërë thirrje që deputetët e opozitës të marrin pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se kjo është obligim kushtetues.
Para nisjes së seancës së tretë të jashtëzakonshme të thirrur nga LVV, Bajqinovci deklaroi se pjesëmarrja në Kuvend nuk është çështje vullneti politik, por detyrim që buron nga Kushtetuta dhe nga vendimet e Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“Deputetët e opozitës duhet të vijnë dhe ta kryejnë obligimin e tyre kushtetues, por edhe sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i obligon të marrin pjesë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar Bajqinovci.
Ai theksoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon deputetët që të jenë të pranishëm në seancën për zgjedhjen e presidentit dhe të kryejnë përgjegjësitë e tyre institucionale. /Lajmi.net/