KEK arrin marrëveshje për stabilitet energjetik, shmanget rritja e tarifave të rrymës për vitin 2026
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje që synon të sigurojë stabilitet tarifor dhe të mbrojë konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2026. Sipas njoftimit, marrëveshja është arritur duke u bazuar në raportin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe në…
Lajme
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje që synon të sigurojë stabilitet tarifor dhe të mbrojë konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2026.
Sipas njoftimit, marrëveshja është arritur duke u bazuar në raportin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) dhe në koordinim me KESCO-n (FSHU). Ajo parasheh një mekanizëm të profilizimit të kostove, përmes të cilit do të bëhet riprogramimi i obligimeve financiare për periudhën janar–mars 2026, me qëllim shmangien e ndikimit të menjëhershëm në tarifa.
KEK ka bërë të ditur se masat kryesore përfshijnë riprogramimin e përkohshëm të obligimeve financiare, shtyrjen e pagesave për lehtësim afatshkurtër, si dhe mundësinë e pagesës me këste në një periudhë të mëvonshme. Po ashtu, është paraparë shpërndarja e kostove ndërmjet viteve tarifore, duke respektuar kushtet ekzistuese kontraktuale.
Sipas këtij mekanizmi, pritet të shmanget rritja e tarifave për vitin 2026, të ruhet stabiliteti i furnizimit me energji elektrike dhe të mbrohen interesat e konsumatorëve.
KEK thekson se mbetet i përkushtuar në rolin e tij strategjik për garantimin e sigurisë energjetike dhe stabilitetit të sektorit energjetik në vend, në funksion të interesit publik. /Lajmi.net/