Sulmohen dy persona në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Dy persona janë sulmuar fizikisht në një incident i cili ka ndodhur në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e një sulmi të kryer nga një i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor. Ndërsa, i dyshuari është arrestuar nga…

Lajme

28/04/2026 09:49

Dy persona janë sulmuar fizikisht në një incident i cili ka ndodhur në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, dy viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e një sulmi të kryer nga një i dyshuar, po ashtu mashkull kosovar. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar nga autoritetet dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.