Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s në Kosovë, paralajmërohen ndërprerje të përkohshme të trafikut

Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovës më 27 dhe 28 prill 2026, në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve të planifikuara me institucionet vendore. Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të angazhohet maksimalisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe…

Lajme

28/04/2026 09:31

Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovës më 27 dhe 28 prill 2026, në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve të planifikuara me institucionet vendore.

Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të angazhohet maksimalisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend, raporton lajmi.net

Sipas njoftimit zyrtar, për të mundësuar qarkullim të papenguar të eskortës dhe zhvillimin e agjendës së vizitës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore. Këto ndërprerje pritet të jenë të shkurtra, por në zona të caktuara mund të ketë edhe devijime të trafikut në rrugë alternative.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe, me qëllim që vizita të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për vizitën në RKS të Komitetit Ushtarak të NATO-s

Prishtinë, më 27 prill 2026

Me datën 27 dhe 28 prill 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Me këtë rast Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut,  gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./Lajmi.net/