Edhe pas tollovisë së mbrëmshme Kurti deklaroi se “jam përplot shpresë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë doli nga objekti i Kuvendit, ku është mbajtur seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, por e cila është shtyrë për nesër, pas procesit të parë të votimit. Ai shkurtimisht për media tha se ka shpresë që do të zgjidhet presidenti nesër në seancën e thirrur në ora 10:00.…

Lajme

28/04/2026 08:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë doli nga objekti i Kuvendit, ku është mbajtur seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, por e cila është shtyrë për nesër, pas procesit të parë të votimit.

Ai shkurtimisht për media tha se ka shpresë që do të zgjidhet presidenti nesër në seancën e thirrur në ora 10:00.

“Unë jam përplot shpresë ju e dini, nesër në ora 10:00 vazhdon seanca”, tha shkurt Kurti.