Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit – pushteti fillimisht godet rendin kushtetues, pastaj pyet a ishte e ligjshme

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se sot do të vazhdojë “karateja” për zgjedhje të presidentit. Përmes një postimi në Facebook, deputetja akuzoi VV-në se fillimisht e godet rendin kushtetues, duke shtuar se pastaj pyesin a ishte e ligjshme. “Prej orës 10:00 vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit. Fillimisht e godasin rendin kushtetues, pastaj…

Lajme

28/04/2026 08:54

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka deklaruar se sot do të vazhdojë “karateja” për zgjedhje të presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja akuzoi VV-në se fillimisht e godet rendin kushtetues, duke shtuar se pastaj pyesin a ishte e ligjshme.

“Prej orës 10:00 vazhdon “karateja” për zgjedhje të presidentit. Fillimisht e godasin rendin kushtetues, pastaj pyesin a ishte e ligjshme?!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se mbrëmë gjatë seancës së jashtëzakonshme për çështjen e presidentit u zbulua një fotografi.

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka dërguar mesazh me mbishkrimin “po e zgjedhim sot karate”, shihet në fotografi.