Haziri: VV e shkeli Kushtetutën me dy këmbë – procesi për Presidentin duhet të shpallet i dështuar

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit. Në një reagim publik, Haziri ka thënë se, sipas tij, Vetëvendosje “me dy këmbë e ka shkelur Kushtetutën”, duke e cilësuar procesin si tentim për rrënimin e rendit kushtetues. “Me lehtësi të…

Lajme

27/04/2026 23:30

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të Kushtetutës gjatë procesit të zgjedhjes së Presidentit.

Në një reagim publik, Haziri ka thënë se, sipas tij, Vetëvendosje “me dy këmbë e ka shkelur Kushtetutën”, duke e cilësuar procesin si tentim për rrënimin e rendit kushtetues.

“Me lehtësi të padurueshme, VV shkeli me dy këmbë Kushtetutën… Ky ishte një tentim i rrënimit të rendit kushtetues”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka shtuar se ngjarjet në Kuvend janë juridikisht të paqëndrueshme dhe politikisht të papërgjegjshme, duke theksuar se institucionet nuk mund të ndërtohen mbi shkelje kushtetuese.

Sipas tij, pas përfundimit të votimit, procesi për zgjedhjen e Presidentit duhet të shpallet i dështuar. /Lajmi.net/