Hasani: Pa 80 deputetë nuk mund të vazhdohet votimi për Presidentin, Haxhiu është dashur ta ndërpresë seancën

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar zhvillimet në Kuvend lidhur me procedurën për zgjedhjen e Presidentit, duke theksuar se pa praninë e 80 deputetëve nuk mund të vazhdohet me votim. Në një lidhje telefonike në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Hasani tha se interpretimi i bërë nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për aktgjykimin e…

Lajme

27/04/2026 23:04

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar zhvillimet në Kuvend lidhur me procedurën për zgjedhjen e Presidentit, duke theksuar se pa praninë e 80 deputetëve nuk mund të vazhdohet me votim.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Hasani tha se interpretimi i bërë nga kryeparlamentarja Albulena Haxhiu për aktgjykimin e vitit 2011 është i gabuar.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar qartë se në dy raundet e para kërkohet pjesëmarrja e dy të tretave të deputetëve, ndërsa vetëm në raundin e tretë kërkesa bie në 61 vota.

Ai shtoi se dispozita që lidhej me mungesën e deputetëve vetëm me leje nuk është më në fuqi dhe kjo është konfirmuar edhe në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.

“Deputetët nuk mund të detyrohen”, theksoi Hasani. /Lajmi.net/