Abdixhiku: Vetëvendosje sonte inicioi përmbysjen e rendit kushtetues dhe demokratik të Kosovës
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me deputetë të kësaj partie, ka mbajtur një konferencë për media në hollin e Kuvendit, pasi ka përfunduar seanca për zgjedhjen e presidentin, e nisur pa pasur kuorum. Këtë seancë, Abdixhiku e ka quajtur përmbysje të rendit kushtetues. Ai ka thënë se është e padenjë një sjellje e…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me deputetë të kësaj partie, ka mbajtur një konferencë për media në hollin e Kuvendit, pasi ka përfunduar seanca për zgjedhjen e presidentin, e nisur pa pasur kuorum.
Këtë seancë, Abdixhiku e ka quajtur përmbysje të rendit kushtetues.
Ai ka thënë se është e padenjë një sjellje e tillë dhe qytetarët nuk e durojnë një eksperiment të tillë politik.
“Nisja e seancës për respektim të kuorumit minimal është rast i paprecedent. Si të tillë e dënojmë dhe do ta mbrojmë me çdo mjet e me çdo formë.”, ka thënë Abdixhiku.