Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvend, duke u ndalur te thirrja e kryeparlamentares Albulena Haxhiu për pjesëmarrjen e deputetëve në seancë.
Në një lidhje telefonike në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Hasani tha se dispozita e përmendur nga Haxhiu, që lidhet me mungesën e deputetëve vetëm me leje, nuk është më në fuqi.
Sipas tij, kjo është konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit.
“Është hequr ajo që e citonte zonja Haxhiu që thoshte përveç ata që janë me leje. Ajo dispozitë nuk vlen më dhe atë e ka konfirmuar edhe para një muaji gjykata… deputetët, përfaqësuesit e popullit nuk mund të detyrohen”, ka deklaruar Hasani.
Ai theksoi se përfaqësuesit e zgjedhur nuk mund të obligohen të jenë të pranishëm, duke hapur debat të ri rreth interpretimit të detyrimeve parlamentare në situatën aktuale politike. /Lajmi.net/