Haradinaj: Protesta e pashmangshme, në Kuvend po shkatërrohet rendi kushtetues
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Kuvend, duke paralajmëruar se protestat janë të pashmangshme. Sipas tij, procesi që po zhvillohet për zgjedhjen e Presidentit përbën cenim serioz të rendit kushtetues të vendit. “Protesta duhet të jetë e pashmangshme, pasi kjo që po ndodh në Kuvend është…
Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Kuvend, duke paralajmëruar se protestat janë të pashmangshme.
Sipas tij, procesi që po zhvillohet për zgjedhjen e Presidentit përbën cenim serioz të rendit kushtetues të vendit.
“Protesta duhet të jetë e pashmangshme, pasi kjo që po ndodh në Kuvend është shkatërrim i rendit kushtetues që u ndërtua me mund e sakrificë shekullore”, ka deklaruar Haradinaj. /Lajmi.net/