Inspektorati i Punës: Ndalohet puna në kantieret e ndërtimit – paralajmërohen edhe masa penale për shkelësit
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë thirrje urgjente për të gjithë punëkryerësit dhe investitorët në sektorin e ndërtimtarisë që të respektojnë vendimet për ndalimin e punimeve në kantieret ku janë konstatuar shkelje gjatë aksionit të fundit inspektues. Sipas njoftimit, në asnjë rast nuk duhet të vazhdojnë punimet ndërtimore dhe as të hiqen shiritat bllokues, deri…
Lajme
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë thirrje urgjente për të gjithë punëkryerësit dhe investitorët në sektorin e ndërtimtarisë që të respektojnë vendimet për ndalimin e punimeve në kantieret ku janë konstatuar shkelje gjatë aksionit të fundit inspektues.
Sipas njoftimit, në asnjë rast nuk duhet të vazhdojnë punimet ndërtimore dhe as të hiqen shiritat bllokues, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore të vendosura nga inspektorët e punës.
Inspektorati thekson se çdo veprim në kundërshtim me këto vendime përbën shkelje të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe bie ndesh me nenin 358 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që lidhet me dëmtimin ose heqjen e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimin e sigurisë në vendin e punës.
Autoritetet paralajmërojnë se ndaj shkelësve, përveç procedurave kundërvajtëse, do të iniciohen edhe procedura penale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.
IQP ka kërkuar bashkëpunim të plotë nga të gjithë operatorët ndërtimorë, duke theksuar se rregullat e sigurisë në punë janë obligim ligjor dhe kanë për qëllim mbrojtjen e jetës së punëtorëve dhe parandalimin e aksidenteve në vendin e punës. /Lajmi.net/
<