Çitaku: Ftesa për seancë erdhi në 20:26 – Kritikon seriozitetin për zgjedhjen e Presidentit
Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Ajo ka bërë të ditur se njoftimi për pjesëmarrje në seancë u ka ardhur vetëm pak minuta para fillimit të saj, duke e cilësuar këtë qasje si të papranueshme. “Pra,…
Lajme
Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas thirrjes së seancës së jashtëzakonshme nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
Ajo ka bërë të ditur se njoftimi për pjesëmarrje në seancë u ka ardhur vetëm pak minuta para fillimit të saj, duke e cilësuar këtë qasje si të papranueshme.
“Pra, në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë që duhet të mbahet në ora 20:30. Kaq serioz janë këta për të zgjedhur Presidentin”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /Lajmi.net/